Bie Gramshi në Veri, Memaliaj ligjin në JugErzeni mundi Gramshin kryesues me rezultatin e pastër 2-0 Grupin e Veriut. Në grupin e Jugut, Memaliaj vazhdoi dominimin, duke fituar 2-1 në Berat me Tomorin

Java 10-të e Kategorisë së Dytë, solli edhe të papriturën e parë të madhe në Grupin e Veriut, teksa Erzeni mundi Gramshin kryesues me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të realizuar brenda dy minutave nga Shera (43’) e Varoshi (45’).
Përparimi mundi Ilirinë (2-0) po me dy gola të shënuar në fraksionin e parë të lojës : Maloku (35’, 11-m) dhe Begolli (39’). Korabi-Veleçiku u ndanë në barazim 2-2: dygolësh i Laçit (15’, 49’) për dibranët, ndërsa për veleçikasit realizuan Pepaj (35’) e Mukaj (72’).
Luzi 2008 regjistroi fitoren e tretë në kampionat, pasi mundi në shtëpi 1-0 Albpetrolin, falë golit të Kalemaj (56’). Olimpiku fitoi në fushën sportive të Yrshekut 2-0 me Çlirimn: Çullhaj (72’) e Leka (76’) shënuan brenda katër minutash golat që e ngjitën Olimpikun në vendin e 10-të. Egnatia e vendit të fundit humbi 0-1 në shtëpi me Mamurrasin debutues (gol i Gjonpalaj në të 24’). Ky grup kryesohet nga Gramshi (24 pikë).
Në grupin e Jugut, Memaliaj vazhdoi dominimin, duke fituar në Berat me Tomorin (1-2) vendas. Karamani (8’) shënoi për beratasit, ndërsa për miqtë realizuan Duro (2’) e Çela (79’).
Vlora e vendit të dytë dërmoi Tepelënën 3-1: Ribaj (35’), Isufi (40’) e Miho (63’) shënuan për skuadrën vlonjate të udhëhequr nga trajneri Uran Xhafa, ndërsa për tepelenasit e Ilir Selimit, golin e nderit e realizoi Xhafa në minutën e 80-të nga pika e bardhë.
Domosdova barazoi me Butrintin (1-1): Caka (37’) për vendasit, Papa (29’) për sarandiotët. Himara nuk e kurseu Poliçanin e vendit të fundit: 2-0, falë Bejtos (39’) e Kolës (80’), Edhe fqinji i saj, Delvina fitoi 3-1 me Pojanin. Muho (8’e 17’) e Mehmeti (16’) realizuan për vendasit, ndërsa golin për miqtë e realizoi Bushi (40’).
Përmeti fitoi derbin me Këlcyrën me rezultatin 4-1. Tre gola të Koninit (7’, 17’ e 47’) e Menaga për përmetarët e Avni Lapajt, Elezi (49’) për këlcyriotët. Ky grup kryesohet nga Memaliaj me 23 pikë.
E Hene, 01 Dhjetor 2008