E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha pranë kalimit tek Arminia

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat theksojnë faktin se tek skuadra e Arminias më parë kanë luajtur edhe futbollistët shqiptarë Fatmir Vata, Ervin Skela e Klodian Duro.

Klubi anglez i Bërnlit, që zotëron edhe kartonin e sulmuesit kosovar, e ka nxjerrë në shitje, pasi më parë e kishte huazuar te Rozenborgu në Norvegji dhe të AC Horsens në Danimarkë.

23-vjeçari Berisha, i cili më parë ka luajtur edhe me Hamburgun në Bundesligën 1 gjermane, madje ka shënuar edhe një gol në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, është duke kryer stërvitje me skuadrën e Arminias.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›