Dy motra plagosen rëndë në një aksident rrugor
Policia lokale bëri të ditur se “një mjet me targa greke, ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus të linjës Tiranë- Korçë, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane. Sipas burimeve, ka qenë manovrimi i shpejtë i drejtuesit të autobusit që ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie në këtë aks rrugor.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa greke dhe italiane kanë mbetur të dëmtuara rëndë dy motrat Valmira dhe Valbona Rama, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç.
Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e rrethit të Librazhdit, dy motrat janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për një mjekim më të specializuar. Mendohet që shkak i aksidentit të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit me targa greke.