E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besëlidhja fiton 3-0 Ohrin

BESELIDHJA- Besëlidhja fitoi 3-0 ndeshjen e parë miqësore me skuadrën e Ohrit. Skuadra lezhjane po vazhdon përgatittjet në Ohër të Maqedonisë prej gati një jave. Trajneri Bajko po teston disa futbollistë: dy brazilianë dhe katër maqedonas. Sulmuesi nga Maqedonia, Aleksandër Toleksu po bind ish-trajnerin e Partizanit për vlerat e tij. Në prag të largimit janë portieri aktual i Besëlidhjes, Dagran Ugrenovic, por edhe sulmuesi Petrevski.
Ish –futbollisti i Besëlidhjes gjatë fazës së parë, Robert Grizha pritet të bashkohet me një skuadër në Ukrainë, ku aktivizohet edhe miku i tij i ngushtë, Henri Ndreka.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›