Bum lojtaresh te Skenderbeu

SKENDERBEU- Skuadra korcare po mbushet me lojtarë të ardhur nga Ada e Velipojës. Galica, Shtupina, Shytani, Isufi e Lini, si dhe trajneri Ylber Zani priten të jenë pjesë e Skëndërbeut për fazën e dytë. Dy futbollistë kosovarë Ledion Mustafa dhe Florian Mustafa mbërritën të shtunën në Korcë. Shqiptari nga Maqedonia, Astrit Murtishi po bind stafin tenkin për vlerat e tij. Senegalezi Ousmane Diop do të mbërrijë së bashku me El Hadji Goudjabi në Korcë në fillim të javës. Edhe Ervin Kotomelo ka rënë dakort me klubin. Priten te Skendërbeu të nbërrijnë edhe gjashtë lojtarë kandidatë.
Albania Sport