E Enjte, 5 Nëntor 2026

Besimtarët e krishterë festojnë sot ditën e Shën Mërisë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Më 15 gusht, besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë të Ngjiturit e Zojës në qiell, apo zojën e madhe, siç njihet ndër shqiptarë. Sipas të dhënave nga DRTK Shkodër, besimtarët shqiptarë i kanë kushtuar shumë kisha a faltore zojës së madhe, si ajo e Barbullushit në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit, ajo e Mamurrasit, në kryedioqezën metropolite të Tiranë-Durrësit, ajo e Kaçë-Naraçit në dioqezën e Sapës.

Në trevat shqiptare kishat kushtuar të virgjërës Mari janë dëshmi identiteti shpirtëror e kombëtar, thesar feje e arti.

Prej 275 kishave, të regjistruara nga jezuiti Atë Fulvio Kordinjano S.J. 42 i kushtoheshin Shën Mërisë.

Kishë kushtuar Zojës së Bekuar kishte në Ulqin, Shurdhah, Dejë, Drisht, Naraç, Hajmel e Rrenc (Shkodër); Fishtë, Troshan, Kalivaç e Lezhë (Lezhë); Mërtur (Pukë); Surroj (Kukës); Shpërdhazë, Malaj, Ndërshena, Ndërfana (Mirditë) Sebaste, (Laç).

Ndër kishat kushtuar Shën Mërisë të cilat janë shpallur monumente kulture të kategorisë së parë, rendisim: kishën në Mamurras, ajo e Vaut të Dejës, kisha e Shën Mërisë së Borës, në Kala Lezhë, kisha e Shën Mërisë, Drisht, si dhe kisha e të Ngjiturit të Zojës nē qiell, Kaç-Naraç;

Data 15 gusht është ditë e shënuar edhe për komunitetin ortodoks. Në kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, data 15 gusht shënohet si “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, që nënkupton kalimin e Shën Mërisë në jetën e përjetshme.

1 nga 6

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›