Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen në katedralet ‘‘Shën Pali‘‘dhe‘‘Ngjallja e Krishtit‘‘

E gjithë bota e krishterë kremton Krishtlindjen. Besimtarë të shumtë iu drejtuan Katedrales Shën Pali në Tiranë gjatë meshës së Vigjiljes, mbajtur mesnatën e së mërkurës.
Kremtimet liturgjike të Krishtlindjes nisën në orën 23:00, ndërsa shumë prej qytetarëve e ndoqën edhe në monitorin e vendosur në ambientin e jashtëm të katedrales.
Solemniteti i Krishtlindjes u përcoll përmes mesazhit nga Arkipeshkvi i Dioqezës së Tiranë-Durrësit Imzot Arjan Dodaj, i cili dha edhe një intervistë për RTSH-në.
“Mesazhi kalon nëpërmjet butësisë së Zotit. Është e fortë gjithçka që Zoti përcjell me hijen e tij. Zoti është i forti midis nesh, ne jemi të brishtë. Uroj që shqiptarët të përjetojnë një Krishtlindje ku në takimin me Zotin të ndryshojë me të vërtetë gjithmonë e për më mirë vendi ynë dhe të rinjtë të gjejnë shpresë për të investuar te vendi ynë ekzistencën e tyre në këtë vend”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.
Të gjithë të krishterët festojnë lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit duke uruar njëri-tjetrin. Kremtimet dhe mesha e mbajtur në Katedralen Ortodoske Ngjalla e Krishit bëri bashkë besimatërt ortodoksë, të cilët ndoqën meshën e drejtuar nga Kryepeskopi Joan Pelushi
Mes urimeve, besimtarëve vijojnë takimet me familarët në shtrimin e tryezës së festës
Simbol i Krishtlindjes është pema, ndërsa dhuratat simbolizojnë çka dhuruan barinjtë dhe të Mbretërit Dijetarë për Krishtin Fëmijë. Kisha kremton dëftimin e Fjalës së Zotit për njerëzit, me urimin e paqes dhe dashurisë.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/