“Spektakël në një ditë paqeje”, Rama ndan pamjet magjike të flamingove në Divjakë-Karavasta

Në këtë ditë feste, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa pamje mbresëlënëse nga natyra shqiptare.
Kreu i qeverisë ka publikuar video nga Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta, ku protagonistë janë flamingot rozë, një nga atraksionet më të veçanta të kësaj zone. Në pamjet e publikuara, shpendët e rrallë shihen duke fluturuar mbi lagunë, duke krijuar një panoramë fantastike.
Postimi shoqërohet me diçiturën e shkurtër, por domethënëse të Kryeministrit: “Një spektakël për t’u shijuar në një ditë paqeje.”
Laguna e Karavastasë vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vëzhgimin e shpendëve dhe turizmin natyror në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të vizitorëve vendas, por edhe atyre të huaj.
/rtsh.al/