E Enjte, 5 Nëntor 2026

Besimtarët festojnë Krishtlindjen/ Mesha në të gjitha kishat katolike e ortodokse në rrethe

Lindja e Krishtit mbledh me qindra besimtarë të krishterë për ta festuar atë. Në të gjitha kishat mesazhi i dhënë nga klerikët ishte për paqe dhe dashuri.

Në Korçë, Fier, Elbasan dhe Berat u kremtua mesha e shenjtë. Të shumte ishin edhe besimtarët e krishterë të ardhur në vendlindje për të festuar Krishtlindjen.

Në meshën e Krishtlindjes si e rëndësishme u veçua bashkëjetesa fetare, e cila duhet të vazhdojë të jetë e tillë për t’i mbajtur shqiptarët të bashkuar pavarësisht besimeve te tyre.

Pas meshave të mbajtura në objektet e krishtera të kultit, ndezjes së qirinjve dhe lutjeve, festimet e Krishtlindjes përmbyllen me drekën tradicionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›