Besimtarët hindu kundër Selena Gomez
Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka qënë në qëndër të kritikave këto ditë nga feja indiane hinduizmi. E gjitha kjo është shkaktuar nga performanca e saj në cmimet e MTV-së.
Liderët hindu duan që Selena tu kërkojë falje menjëherë se ka përdorur një veshje fetare që është e ndaluar të përdoret në ngjarje të zakonëshme por vetëm në ritual fetare.
Sipas BM,në një deklaratë të komunitetit hindu që u transmetua në The Times of India u tha:Kjo veshje nuk është krijuar që të përdoret kudo,pasi përmban simbole të shenjta për fenë tonë. Selena duhet të kërkojë falje për këtë veprim. P.K