E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiranaWeek, fundjava juaj me idetë tona

KANIONETTiranaWeek vjen çdo të premte në Tirana Observer. Një rubrikë e veçantë, e ideuar vetëm për lexuesit tanë. Vjen në formën e një guide, ku secili prej jush mund të gjejë brenda saj larmishmëri informacioni, dhe ide mjaft interesante se si mund ta kaloni sa më këndshëm fundjavën, jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj. Informacion dhe mjaft alternativa që ndoshta nuk iu kanë shkuar më parë në mendje… Kinema, teatër, ekspozita, sport, etj. janë vetëm një pjesë e asaj se çka ndodh përreth qytetit tonë…

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Teatër, Jetë në Udhëkryq

Trupa teatrore e të rinjve Passion do të shfaqë ditën e mërkurë, më 24 prill, ora 19ºº, në ambientet e Tirana Ekspres, dramën e titulluar Jetë në Udhëkryq. Kjo dramë pasqyron realitetin e hidhur të disa familjeve shqiptare dhe jep mesazhin e kujdesit që duhet të tregohet për ruajtjen e pa cenuar të familjes. Regjisor i shfaqjes është Gjergj Mena dhe interpretojnë: Deljana Topulli, Bruna Belaj, Rezart Barjoti, Ilirida Bejleri, Guljem Kotorri, Ismail Shino, Aleksandër Kondi, Vasjan Dhimo.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

“Jemi dhe ne”, premiera e
re e cirkut të Tiranës

Cirku Kombëtar ka nisur këtë të diel premierën e re. Shfaqja e cila përbëhet tërësisht nga numra të rinj vjen me një koncept të ri. Në titullin “Jemi dhe ne” premira e re synon të nxisë sa më shumë spektator për të parë shfaqjet. “Jo më kot kemi zgjedhur dhe titullin jemi dhe ne sepse përgjithësisht publiku nuk ka informacion që cirku funksionon, dhe ne funksionojmë, japim shfaqje çdo të shtunë dhe të dielë në orën 10.00 pa pagesë, hyrja është e lirë. Mirëpo nuk e kanë këtë informacion ndaj dhe titulli ishte menduar që ktheheni vëmendjen tek ne se jemi edhe ne”, thotë Alketa Haxhiu, udhëheqëse artistike e shfaqjes.
Në shfaqjen e cila zgjat një orë interpretojnë artistët e cirkut, por edhe të rinj të talentuar që vijnë nga studiot e Cirkut Kombëtar.
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

“Energji e pashfrytëzuar”, ekspozitë

Jeta e lirë e periferisë, larg metropolit ku gjithçka përpiqet të jetë e stisur, ka frymëzuar fotografin Ergys Zhabjaku të çel një ekspozitë fotografike titulluar “Energji e pashfrytëzuar”. Në bardh e zi, fotoja e Zhabjakut përmban dy figura, fëmijët dhe kuajt. Sipas artistit, këto qenie të lira janë një nga energjitë më të bukura të natyrës. Nëpërmjet këtyre fotografive të shkrepura Zhabjaku përpiqet të bind publikun se fotografia artistike nuk është vetëm ajo e kuruar me modernitet. Janë rreth 35 imazhe spontane në galerinë “Miza”, të cilat janë realizuar nga artisti shkodran në rrethinat e Shkodrës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 prill.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Eksursion, kanioni i Lumit të Zezës

High Albania Mountain organizon këtë fundjavë të shtunën, më 20 prill një ekskursion në fshatin Kurcaj. Ecja do të fillojë që nga fshati në drejtim të kanionit të Lumit të Zezës, ku është një urë mesjetare. Më pas do të vazhdojmë shtegun përgjatë kanionit ku do të takojmë edhe segmentin e rrugës së vjetër që ka shërbyer për të lidhur Krujën me Matin ku një pjesë e mirë e së cilës është akoma me Kalldrëm. Nga mesi i kanionit do të shikojmë edhe një thyerje të lumit me një ujvarë shumë të bukur. Me tej do të vazhdojmë për të shkuar në fund të kanionit ku është edhe gryka e lumit. Do të jetë një aventurë e bukur që do tju shkëpus totalisht nga monotonia e çdo dite. Takimi si gjithmonë në orën 9.00 të mëngjesit, mbrapa pallatit të Kongreseve tek Play Bar. Çmimi: 1000 l për të rriturit dhe 800 l për fëmijët (transport,barbeky,guide). Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Ngjitje në Qafën e Shtegut
të Dhenve, Bogë, Shkodër

High Albania Mountain organizon këtë fundjavë të dielën, më 21 prill një tjetër ekskursion për në Shkodër. Destinacioni do të jetë për në Bogë. Mbas mbërritjes në qafën e Shtegut të Dhenve dhe një pushimi të shkurtër do të kthehemi nga i njëjti shteg në Bogë. E gjithë ecja do të shkojë 5-6 orë. Ngjitje-zbritje nga Boga do të jenë rreth 900-1000 m. Ky aktivitet është për të gjithë nivelet e fitnesit për arsye se do të kthehemi nga i njëjti shteg dhe mund të ndaloni tek Gropat e Shtegut të Dhenve nëse nuk mundeni të ngjiteni deri në qafë. Takimi këtë herë është në orën 7.30 të mëngjesit si gjithmonë mbrapa Pallatit të Kongreseve tek Play Bar. Çmimi: 1700 lekë/person (transport, guide). Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al,  069 40 31 232, 067 20 81 636

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Filmi në kinema Millenium

Një motoçiklist fillon të vjedhë banka si një mënyrë për të gjetur para për të dashurën dhe djalin e tij të sapolindur. Por ky vendim e çon atë drejt një spirale të rrezikshme. Kjo është historia e The Place beyond the Pines dramës triller që vjen në kinema Millennium prej datës 12 prill. Filmi thuajse duket si një roman me tre pjesë, ku në aktin e parë shohim si protagonist Ryan Gosling me një portret të trishtuar, por të vendosur. Ndërsa në aktin e dytë është Bradley Cooper, i vlerësuar aq shumë për këtë interpretim. Në pjesën e fundit të filmit protagonistë janë bijtë e tyre Luke e Avery, intepretuar nga Emory Cohen dhe Dane Dehaan, të cilët bëhen bartës së thelbit të historisë; pasojave që trashëgohen në breza. E mrekullueshmja Eva Mendes, gjithashtu do të jetë pjesë e këtij filmi.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Jeta e Natës në Tiranë

Vedat Ademi këndon te Lizard Club, të premten më 19 prill, ora 21:00. Prenotoni në: 069 20 22 792
Muzikë rock te Rockstock, të premten më 19 prill ora 22:00, me artistët me të mirë të momentit; Elton DEDA, Eneda TARIFA; Kamela ISLAMAJ, Marsela CIBUKAJ; Arjan GJICI, Mitat LARO, Land FUSHA. Prenotoni në numrin: 067 38 11 8 11
Gent Bushpepa, këndon të shtunën me 20 prill, ora 21:00 te Charls. Prenotoni në: 069 20 22 901
Playboy Night and The Bank Club, të shtunën me 20 prill, ora 22:00. Per rezervime: 044 922 422
Miss Ilda te Dream City, të shtunën më 20 prill,ora 23:30. Një natë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›