E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët katolikë kremtojnëRingjalljen e Krishtit

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Mesha e Pashkëve Presidenti Nishani uron katolikët Shkodër, mbahet mesha e Pashkës Çfarë simbolizojnë vezët e kuqe Papa Françesku I bën Udhën e Kryqit TIRANE - Besimtarët katolikë në Tiranë i janë drejtuar këtë mbrëmje, Katedrales së "Shën Palit" për të kremtuar Ringjalljen e Krishtit. Katolikët në mbarë botën, kremtojnë sot ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit të tij. Ata do të kryejnë të gjtiha ritet sipas besimit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje ndaj Krishtit, i cili besohet se vdiq në kryq si shpagim i mëkateve të të gjithë njerëzimit.

Pak orë para kremtimit të Pashkëve, besimtarët katolikë i janë drejtuar Katedrales katolike për të marrë bekimin e festuar këtë moment mjaft të rëndësishëm të besimit të krishterë.

Ky është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët - nga vdekja trupore dhe frymore - në Jetën e Re të Amshuar.

(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›