E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut shpall “gjendje lufte” me Korenë e Jugut

30-03-2013 / Gazeta 55

Koreja e Veriut ka shpallur gjendje lufte me Korenë e Jugut. Qeveria e Penianit ka bërë të qartë se nga ky moment cdo cështe mes dy Koreve do të trajtohet mbi këtë bazë.
Vendimi më i fundit i gjeneralit të ri dhe liderit suprem Kim Jong Un vjen pas gjendjes së alarmit të njësive raletore për të goditur objektivat ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Korenë e Jugut. Një kërcënim ky që është marrë shumë seriozisht nga NATO.
Seul nga ana e tij ka rritur gjendjen e gadishmërisë dhe mban nën kontroll lëvizjet në bazat ushtarake të Penianit.
Mes dy Koreve të ndara në lartësinë e paralelit të 38, në vitin 1953 u firmos dhe një armëpushim apo gjendjeje paqe, që u anulua disa ditë më parë nga Peniani si kundërpërgjigje e ciklit të ushtrimeve ushtarake të organizuara nga Uashingtoni dhe Seuli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›