Besimtarët myslimanë ndihma për banorët e izoluar
Xhamia “Dine Hoxha” në kryeqytet dërgon ndihma për banorët e zonave të izoluara në veri të vendit. Rreth 200 pakot me ushqime dhe veshje janë nisur këtë të enjte në drejtim të Hasit, Postribës dhe Maqellarës, ku do të shpërndahen për familjet më në nevojë.
Besimtarët e kësaj xhamie, në rrugën e Kavajës iu përgjigjën menjëherë thirrjes së bërë dy javë më parë, duke mbledhur një shumë financiare prej 8 milion lekësh.
Besimtaret e xhamisë së rrugës së Kavajës herëpashere kanë dhënë kontributin e tyre për tu ardhur në ndihm personave në vështirësi, në të gjithë Shqipërinë. Vitin e shkuar ata, u solidarizuan me banorët që u përmbytën në zonën e Nënshkodrës.