Po, unë jam përgjegjës për ruajtjen e kafshëve të egra
Share
Presidenti i Komisionit për Kafshët e Egra në Kaliforni ka shkaktuar zemërim pasi ka pozuar duke mbajtur në krah një luan mali të ngordhur.
Daniel Richards, 59 vjeç, besohet se e ka qëlluar kafshën në Idaho, ku është e lejuar të gjuash mace të tilla të mëdha. Megjithatë në Kaliforni, shteti ku ai është përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve të egra, të gjuash luanët e malit është ndaluar prej dy dekadash. Një kongresmen tha se ky është një veprim skandaloz.
