E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën. Festimet nisën në mesnate me meshën e shenjtë ku dhe kremtuan ngjalljen e Krishtit.

Në Tiranë, mesha u kremtua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Kryeposhkopit Anastas Janullatos.

Në një mesazh të gjatë drejtuar besimtarëve, Janullatos shprehet se gëzimi që përçon kjo festë në jetën e qytetarëve, ndihmon në çlirimin nga hidhërimi. Sipas tij, ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës, të dashurisë ndaj urrejtjes, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen.

Në meshë morën pjesë qindra besimtarë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›