Vrasja e ish-politikanit kontrovers indian, dalin momentet kur ish-deputeti qëllohet me armë teksa flet për gazetarët

Ish-politikani kontrovers indian Atiq Ahmed mbeti i vrarë të shtunën në mbrëmje teksa po fliste me gazetarët.
Tre persona qëlluan ndaj tij teksa më parë ishin prezantuar si gazetarë. Ata u arrestuan më pas nga policia në shtetin Uttar Pradesh të Indisë veriore. Ndërkohë qeveria po heton rastin, transmeton BBC.
Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë në atë kohë, ka pasur dhjetëra raste të regjistruara si akuza të ngritura kundër tij gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë rrëmbim, vrasje dhe zhvatje.
/rtsh.al/