E Diel, 1 Nëntor 2026

Besmir Dervishi komandohet zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës

Besmir Dervishi komandohet zëvendës drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Gazetarja Flutura Tota raportoi për RTSH se komandimi i Dervishit si numri dy i Policisë metropolitane vjen pas pezullimit të Erion Ismailit, i cili është nën hetim në kuadër të dosjes për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dervishi ka një eksperiencë disa vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit. Ai ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Komisariatit nr. 3 dhe nr. 5 në Tiranë, ndërsa së fundmi ka qenë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë, hetimet për çështjen AKSHI vijojnë nga organet kompetente.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›