E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano-Cortina në RTSH/ Blitz i presidentit Trump në Milano për finalen e hokejit në akull?

Prefektura dhe organet e tjera të rendit janë duke marrë masat për sigurinë e presidentit të SHBA-ve, i cili do të mbërrinte, nëse skuadra e hokejit në akull shkon në finale. Pastaj do të shkonte në Verona për ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore, që transmetohen në RTSH.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të zbarkojë në Milano për finalen e turneut olimpik të hokejit në akull, që zhvillohet të dielën, në orën 14.10, në arenën e Santa Giulia. Ai do të fluturojë drejt Italisë, nëse SHBA-të shkojnë në aktin final për të synuar medaljen e artë. Diçka e tillë është e mundshme, edhe pse jemi në çerekfinale dhe skuadra amerikane pret të mësojë, nëse do të ndeshet me Letoninë, apo Suedinë.

Trump, sipas asaj që shkuan “Corriere della Sera”, duhet të mbërrijë në Milano të dielën dhe më pas të shkojë në Verona për ceremoninë e mbylljes. Bëhet fjalë për një blitz prej pak orësh dhe nuk përjashtohet mundësia që presidenti amerikan të prekë tokën italiane që të shtunën.

Në këtë rast do të mbërrinte, ashtu si zëvendësi i tij JD Vance, në Gallia të Milanos. Kuestura dhe prefektura janë lajmëruar dhe kanë përgatitur planin e masave për të garantuar sigurinë e njeriut më të fuqishëm në botë. Vance shoqërohej nga 45 mjete gjatë vizitës së tij.

Në çerekfinale të hokejit në akull, përveç SHBA-ve, janë edhe Sllovakia, Kanadaja dhe Finlanda. Gjysmëfinalet luhen të premten dhe vetëm atëherë do të jetë e qartë prania ose jo e presidentit amerikan në finalen e medaljes së artë, që u mungon SHBA-ve që nga edicioni i Lake Placid 1980.

Atëherë u quajt “Miracle on Ice”, në gjysmëfinale mundën sovjetikët favoritë dhe pastaj në finale Finlandën. Edicionet e fundit janë fituar nga Kanadaja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›