E Diel, 1 Nëntor 2026

“Besnikët e kënetës janë më të verbër se të verbrit”, Rama: Më 11 maj të shkojmë përtej të majtës dhe të djathtës

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë përtej të majtës dhe të djathtës, për arsyen e vetme, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Edi Rama: Më 11 maj duhet të shkojmë përtej të majtës dhe të djathtës. Votuesit duhet të shkojnë përtej të majtës dhe të djathtës. PS është parti e qendrës së majtë. Kur unë bëj thirrje nuk e kam për votueist e majtë se ata e votojnë PS dhe do ta votojnë. Ata janë garantet e shumë gjërave në Shqipëri duke filluar nga drejtësia e re dhe e pavarur. Vota duhet perceptuar e tillë siç ishte në mars të ’92. Shumë shqiptarë nuk donin ta shihnin me sy PD por e votuan sepse ishte e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje për të ndarë historinë. Ata që janë besnikë të kënetës janë më të verbër se të verbrit dhe më shurdh se të shurdhrit.

Rama renditi edhe arsyet pse shqiptarët duhet të votojnë numrin 5.

Edi Rama: Janë shumë aryse. Për të mbyllur negociatat me BE në 2027. Mund t’i mbyllë vetëm PS me mua në krye. Askush tjetër nuk i mbyll dot. Nëse nuk i mbyllim negociatat deri në 2027 dera mund të mbyllet. 5-ën sepse prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë ka qenë më pak se 10 mld euro kur ne morëm detyrën. Në fund të vitit të shkuar ishte 25 mld dhe në 2030 do të jetë 33 mld nëse ti do të votosh 5-ën. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3 mijë e diçka euro, janë 10400, do të shkojnë 15000. Duhet të votosh pesën sepse paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1200 euro, sot është 1000. Duhet të votosh pesën sepse kemi për të çuar përpara dhe për të mbyllur korridoret, korridorin blu dhe korridorin VIII. Kemi projektet e hekurudhave që kanë nisur. Përtej të gjitha këtyre duhet ta votosh pesën që të mbyllim një mision hisotik, të bëhemi pjesë e pandarë e Evropës./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›