E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besson Lufte ekonomike prej spiunazhit industrial

E enjte 6 janar 2011 NOA- Ministri francez i Industrise Eric Besson tha se spiunazhi industrial ne Renault do te thote se vendi po perballej me lufte ekonomike.

Prodhuesi francez i makinave Renault thote se nje dalje e sekreteve rreth makinave te reja elektrike qe po prodhon po shkakton nje kercenim serioz per kompanine.

Se bashku me partnerin japonez Nissan Renault po investon shume drejt makinave elektrike qe planifikon te hedhe ne treg me vone kete vit.

Tre manaxhere te larte te Renault u pezulluan nga puna te merkuren ne lidhje me dalje te sekreteve.

Zv. presidenti i kompanise Christian Husson tha se Renault kishte kryer nje hetim te gjate nje mujor per keto dalje sekretesh.

Tre shefa te larte po i dergonin sekrete tha ai nje prodhuesi tjeter makinash qe paraqiste nje kercenim te vecante per poziten strategjike te kompanise.

Ministri i industrise Eric Besson paralajmeroi se vendi i tij perballej me lufte ekonomike qe sugjeron se detajet i jane kaluar manifakturuesit te makinave te nje vendi tjeter.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›