E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e jahteve, miliarderët luftojnë kush ka më të madhin

Jahti i Abramoviç

Dy nga njerëzit më të pasur në botë nuk tërhiqen nga beteja për pronësinë e jahtit më të madh në botë. Super pasaniku, pronar i klubit të futbollit Chelsea Roman Abramoviç, i cili ka në pronësi jahtin më gjigant në botë, ka nisur ta zgjerojë atë me urgjencë pasi sheiku Mohamed bin Rashid ka nisur përpjekjet për ti rimarrë titullin pronari i superjahtit. Vetëm dy vjet më parë Abramoviç bleu jahtin 170 metra të gjatë, duke i vjedhur kurorën për pronësinë e jahtit më të madh sheikut, i cili zotëronte jahtin 162 metra të gjatë të quajtur Dubai. Por, Ambramoviç nuk ishte ndier i qetë këtë vit, kur kishte mësuar se sheiku po zgjeronte anijen e tij për të rimarrë sërish titullin, kështu që ai e dërgoi sërish jahtin e tij në portin e Barcelonës.

Jahti i sheikut

Mega-jahti aktualisht është në port, i mbuluar me pëlhurë të gomuar dhe skela, ndërsa puna e fshehtë po realizohet nga Marina Barcelona 92. Nuk dijet se sa ndërhyrje do ti bëjë Abramaviç jahtit dhe sa do ti kushtojnë ato, por blerja e parë e tij ishte rreth 350 milionë euro. Kostoja finale pritet të shkojë në një miliardë euro, pasi ai ka paguar për pajisje ekstra luksi dhe masa të reja sigurie. Jahti ka dy helipadë, një nëndetëse, një pishinë dhe një sistem identifikimi raketor, xhama antiplumb, super home-cinema në çdonjërën nga 24 kabinat e të ftuarve dhe një kabinë me tavan të hapur, që i lejon Abramoviç dhe të dashurës së tij, Daria Zhukova, të flenë duke parë yjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›