E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OBSH, vdekshmëri nga sëmundjet e zemrës

OBSH gjatë publikimit të strategjisë së shëndetit deri në 2020-tën në raport thuhet së në Shqipëri shkallën më të lartë të vdekshmërisë e zënë sëmundjet kardiovaskulare dhe më pas ato tumorale.
 

Sipas grafikës, sëmundjet që prekin zemrën janë shkaktare të 50.2% të vdekshmërisë, ato tumorale 16.6%. Në % e lartë të vdekshëmërisë qëndrojnë edhe aksidentet rrugore, që sipas OBSH 11.3% në kasidente ka humbje jete. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, thotë se shkaku në rastet e sëmundjeve kardiovaskulare është abuzimi me duhanin e alkoolin.

Ndërsa ato tumorale kanë si shkak ndotjen e ambjentit. Pipero thotë se sëmundjet e zemrës janë të kurueshme, duke përjashtuar atakun kardiak.
 

Ndërsa për sëmundjet tumorale meshkujt janë më të riskuar të preken nga kanceri i lëkurës, kanceri mushkërive dhe ai I rruggëve urinare. Ndërsa tek femrat më i shpeshtë është kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe ai i sitemit nervor qëndror. Autoritetet shëndetësore u bëjnë apel qytarëve konsulta dhe vizita tek mjeku për kontrolle shëndetësore dhe bërje të mamografisë 2 herë në vit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›