E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e pakthyeshme

Qe prej nje viti e gjysme opozita shqiptare ka shtyre e ka shtyre me deshiren per ta evituar si te panevojshme demonstraten e neserme perballjen ballore dhe te pakthyeshme te qytetareve me nje qeveri qe nuk ka lindur ne kutite e votimeve por ne tryezen e kombinacioneve interesave dhe pazareve politike dhe ekonomike.


Vend i serte ky yni ku sic thoshte Fishta burrat edhe kur te puthin te gervishtin. Te pasnesermen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 vezhguesit nderkombetare deklaruan nga terreni se votat po numeroheshin keq edhe shume keq ne nje te treten e qendrave te numerimit. Pikerisht ne ditet kur po jepej kjo mandate Ilir Meta po vendoste ti perdorte votat qe kishte mbledhur kunder Berishes jo per ta larguar po per ta mbajtur Berishen ne nje qeveri te dyte.


Nuk duheshin fakte te tjera per te kuptuar se vendit po i imponohej nje farse e shumefishte me pasoja te renda per te gjithe perfshire aktoret e farses. Autori i ketyre radheve duke besuar me bindje se problemi themelor i Shqiperise prej nga buron paqja ose lufta progresi ose kalbezimi i saj ishte dhe mbetet legjitimiteti i pushtetit i drejtoi atehere nje thirrje publike qytetare dhe miqesore Ilir Metes duke i kerkuar te merrte persiper me kater mandatet e partise se tij misionin e rregullimit te zgjedhjeve.


Ne vend te nje thirrjeje kesisoj Meta degjoi sirena te tjera duke i dhene mundesi farses elektorale te marshonte perpara dhe te kulmonte ne KQZ e ne Kolegjin Zgjedhor ku sic dihet u realizua ekzekutimi i dispozitave te Kodit Zgjedhor per rinumerimin e votave me kerkesen e dy anetareve te KQZ-se.



Prej ketij momenti opozita shqiptare ajo qe precipitoi si e tille nga zgjedhjet pa fitues e pa veten perballe nje alternative ekzistence Ose duhej te ngrinte ne kembe betejen per te zbardhur te verteten e zgjedhjeve si rruga me e sigurt per shendoshjen e tyre ose duhej te tjetersohej e zhdukej ne pozicionin e nje opozite burokratike libreske konformiste dhe butaforike duke tradhtuar misionin e saj te natyrshem ne demokraci.


Opozita e Bashkuar zgjodhi misionin. Por nuk u leshua me o sot o kurre sic kerkonim jo pa te drejte shume zera brenda spektrit te gjere opozitar apo sic do te predikonin me hile me vone vete zedhenesit e qeverise qe do ta qortonin opoziten pse ndaloi protestat pse mbylli greven e urise e te tjera Opozita eshte institucion politik.


Opozita parlamentare eshte pjese e pushtetit te popullit. Ajo nuk ka per detyre vetem te vleresoje ndjeshmerine qytetare por ka per detyre gjithashtu te programoje dhe sherbeje marreveshjen.


Opozita e bashkuar eshte perpjekur ta coje perpara misionin e transparences se zgjedhjeve si zgjidhja e zgjidhjeve duke e pare ate si nje interes kombetar gjitheperfshires dhe duke mos e shkeputur nga agjenda e aspiratave te tjera te qytetareve te vendit.


Ja perse opozita ka alternuar vazhdueshem sallen e kuvendit me tryezat e dialogut dhe me sheshet e protestave popullore. Nje vit e gjysme opozita shqiptare ka bere pikerisht kete gje. Ne raste te vecanta ajo ka lejuar me vetedije qe hekuri te mos rrihet ne te nxehte sic thote populli.


Sepse ka dashur nje zgjidhje te negociuar me shumicen sepse ka dashur nje zgjidhje te koordinuar me partneret nderkombetare sepse ka dashur qe zgjidhja te kaloje nga tryeza e dialogut politik nga tryeza e Presidentit te Republikes nga tryeza e Komisionit Parlamentar te Ligjeve nga tryeza e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore nga tryeza e darkes se Strasburgut ne restorantin Krokodili nga aula e parlamentit te Shqiperise nga aula e parlamentit Europian.


Sa here eshte degjuar thirrja e dialogut opozita ka lene sheshet dhe eshte pergjigjur. Sa here ka dhene shenjen e talljes apo vdekjes dialogu opozita ka kthyer serish syte nga sheshet e protestes. Sepse kjo kauze kauza e zgjedhjeve nuk ka qene e nuk eshte prone e saj por nje ceshtje e madhe kombetare. Tashme me prishjen e zgjedhjeve ne Kosove edhe mbarekombetare.


Opozita e bashkuar ka leshuar disa here pe per hir te zgjidhjes. Kurse Qeveria vetem ka sfiduar opoziten e saj rezoluten e Parlamentit Europian raportin vjetor te Komisionit Europian. Qeveria nuk i la zgjidhje tjeter opozites vec asaj te rikthimit ne sheshet e protestave dhe demonstratave por kesaj radhe ne nje beteje te pakthyeshme dhe te pandalshme deri ne largimin e qeverise Berisha-Meta dhe krijimit te nje qeverie te re qe do te pergatiste zgjedhjet e lira e te ndershme.
Kesaj radhe opozita nuk zbret ne shesh dhe nuk i fton qytetaret te zbresin ne shesh thjesht kunder talljes se qeverise me transparencen.


Rritja e varferise dhe papunesise pergjate vitit 2010 ne nje ane dhe videoja skandaloze Meta-Prifti si nje moster e qeverisjes shqiptare ne anen tjeter- te gjitha keto i japin nje permase shume me te gjere qytetare dhe mbarepopullore demonstrates se neserme. Kjo nuk eshte demonstrate vetem e votuesve te opozites.


Ne te pritet te marrin pjese edhe qytetare qe nuk votojne partite e opozites por qe nuk mund te pranojne me tej formulen e nje qeverisjeje qe prodhon ne zyrat e saj skandale qe fyejne ndergjegjen qytetare dhe e shumezojne me zero gjithe retoriken e zyrtareve te larte kunder korrupsionit. Nuk ka me. Nuk ka me tej.


Te pretendosh se populli mund ta gelltise edhe kete do te thote te mos e kesh njohur kurre popullin tend do te thote te mos kesh piken e respektit per virtytet e tij do ta thote ta poshterosh dhe provokosh duke e konsideruar vemje.


Thelle-thelle Berisha nuk ka nevoje te prese demonstratat popullore per te marre ne janar te vitit 2011 vendimin qe duhej te kishte marre ne korrik te vitit 2009. Pra per te lexuar barazimin qe doli nga zgjedhjet e atij viti qofte edhe te numeruara keq ne nje te treten e territorit dhe per te vepruar politikisht ne perputhje me barazimin si verdikt zyrtar i zgjedhjeve.


Ai realisht tani ka shume me teper arsye per ta prishur ate qe nuk duhej te ndertonte atehere koalicionin me LSI-ne. Vec te tjerash tashme eshte shume e qarte se LSI eshte vete Meta dhe vetem Meta. Sa me teper vonohet Berisha ne korrigjimin e gabimit qe ka bere aq me e madhe eshte kostoja e largimit per te dhe partine e tij.


Nga ana tjeter Meta qe e ka paguar e vazhdon ta paguaje shtrenjte zgjedhjen e tij te gabuar Meta qe ka humbur rruges gjithe drejtuesit dhe politikanet profesioniste te LSI-se ka sipas meje vetem nje shans te vogel per te mbijetuar dhe per tu ndare nga gabimet apo edhe fajet e tij eventuale.


Te mos kerkoje sqetulla per tu fshehur por te hidhet ne ujet e Lethes ne ujin e rilindjes sic thuhet ne mitologji te hidhet ne dallget e politikes si dikush qe kerkon te reflektoje dhe te korrigjohet sa te jete e mundur. Pa poste pa ministri. Pastaj do te jene qytetaret qe do te gjykojne. Sigurisht e gjithe kjo kerkon qe shija e misionit te jete mbi shijen e lekut shija e epikes mbi shijen e zvarritjes.


Une i nenvizoj keto zgjidhje si mundesi. Por nuk ka dyshim se njerezit qe do te zbresin neser e tutje ne demonstrata nuk do te presin Berishen dhe Meten Kur nuk vjen Muhamedi te mali shkon mali te Muhamedi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›