E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializimet merret vendimi 161 pranime me shume ne Mjekesi

Pas denoncimeve te studenteve numri i pranimeve shkon nga 285 ne 446

Mesdita e djeshme ka qene afati i fundit qe studentet e Mjekesise i kishin lene Ministrise se Arsimit dhe Shkences per zgjidhjen e problemit te fituesve te specializimeve. Po dje keta studente kane marre nje lajm te mire nga Keshilli i Ministrave i cili miratoi propozimet e Ministrise se Arsimit per rritjen e pranimeve ne programet e specializimit. Ky numer tani eshte rritur zyrtarisht nga 285 kuota qe u vendosen gati dy vite me pare ne 446.


Ne kete menyre te drejten per te nisur programin e specializimit do ta kene edhe 161 studente te tjere. Me kete vendim duket se MASH dhe qeveria kane gjetur zgjidhjen me te shkurter rritjen e numrit te pranimeve dhe jo rivleresimin e kandidateve per te perzgjedhur ata qe me te vertete e meritonin.


Kuotat


Rreth dy vite me pare Keshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences per Kuotat e pranimeve dhe tarifen e shkollimit ne programet e ciklit te trete te studimeve specializuese afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes per vitin akademik 2009-2010 ne ate kohe u pa e arsyeshme qe pranimet te ishin 285 ndersa konkursi qe u zhvillua rreth nje vit me vonese nxori te tjera probleme.


Ne vendimin e 2009-es kuotat per pranimet ne programin e Alergologjise ishin 3 ndersa me vonimin e djeshem numri i pranimeve ne kete program specializimi shkon ne shtate. Numri kuotave te pambuluara per kete program nga 2 shkoi ne 3. Numrin me te madh te kuotave ne kete vendim te dyte mbi specializimet ne Mjekesi e ka programi i Anestezi-Reanimacionit ku numri i pranimeve eshte rritur nga 9 ne 19.


Sipas vendimit te 2009-es nuk kishte kuota te percaktuara per specialitetin e Kardiokirurgjise por vetem tri kuota te pambuluara. Ndersa dje eshte vendosur qe numri i pranimeve ne kete program te jete 5. Po nje rritje te madhe te kuotave ka pasur edhe ne programin e Kirurgjise se Pergjithshme ku nga 5 numri i pranimeve eshte rritur ne 15.


Ne specialitetin e Dermatologjise ka ndodhur e kunderta. Ndersa dy vite me pare ishin miratuar per kete specialitet 5 kuota studimi vendimi i djeshem i ka anuluar ato duke rritur ne 13 numrin e kuotave te pambuluara per kete program. Me poshte po botojme tabelen e plote te kuotave te miratuara gjate mbledhjes se djeshme te qeverise.


Skandali


Ndonese vendimi per hapjen e programeve te specialiteteve ne Fakultetin e Mjekesise u mor qysh ne vitin 2009 konkurset per pranimin e studenteve u zhvilluan vetem ne fund te vitit kalendarik 2010. Vonesa e ketij procesi nuk ishte i vetmi problem me te cilin u perballen kandidatet per specialiste. Pas perfundimit te konkursit i cili kesaj here u zhvillua sipas formules provim me shkrim - interviste - eksperience nje grup studentesh denoncuan levizjen e kandidateve ne listen e fituesve.


Me 28 dhjetor gazeta Shekulli botoi disa dokumente te cilat tregonin zhvendosje te pamotivuar te listes se fituesve duke eliminuar 2 prej kandidateve. Me pas studentet duke mos marre asnje pergjigje zyrtare nga dekanati i fakultetit te Mjekesise iu drejtuan Prokurorise se Pergjithshme per zgjidhjen e situates. Dje keshilli Ministror vendosi rritjen e numrit te pranimeve ne keto programe specializimi.


Skandali
28 dhjetor 2010


Studente te Mjekesise denoncojne ne redaksine e Shekulli-t me dokumente dhe deshmi nje skandal me kuotat e pranimit ne Studimet Specializuese Afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise ne UT. Sipas tyre komisioni prej 5 vetash i konkursit per 5 vendet e pranimit ne Kirurgjine Maksilo-Faciale kishte bere nje zhvendosje te pamotivuar te listes se fituesve duke eliminuar 2 prej tyre.

8 janar 2011 Fakulteti


Dekani i fakultetit te Mjekesise Alfred Priftanji deklaron se rregullorja e Rektoratit te Universitetit te Tiranes ka kontradiksione ligjore. Sipas Priftanjit rregullorja nuk eshte miratuar nga institucioni qe ai drejton. Ai u ka dhene te drejte pretendimeve te studenteve per rreth 10 pika te rregullores.

10 janar 2011 Rektorati


Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule hodhi poshte deklaratat e dekanit Alfred Priftanji per parregullsi ne rregulloren e UT-se. Kule deklaroi se rregullorja duhet te zbatohet me perpikeri. Kush nuk zbaton kete dokument sipas rektorit te Universitetit te Tiranes do te perballet me ligjin.


Kuotat e pranimit ne studimet specializuese afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetin e Tiranes

Nr.Programi i Specializimit

Ministria e
Shendetesise
Ministria e
Mbrojtjes
Ministria e
Drejtesise
Ministria e Arsimit

Trojet Shqiptare Kuota te pambuluara Shuma

1. Alergologji 7 - - - - 3 10

2 Anatomi Patologjike - - - - 5 10

3. Anestezi-Reanimacion 19 - - - - 1 20

4. Dermatologji 0 - - - - 13 13

5. Endokrinologji 9 - 1 - - 2 12

6. Gastrohepatologji 4 - - - 4 8

7. Hematologji 6 1 - - - 2 9

8. Diagnoze me Imazhe 9 2 - - - 1 12

9. Kardiokirurgji 5 - - - - - 5

10. Kardiologji 11

11.Kirurgji maksilo faciale 10



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›