E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja mes personazheve dhe autorëve!

Share

Nga Mero Baze

Libri i Edi Ramës dhe ai i Helena Kadaresë kanë shkaktuar një farë pështjellimi tek një sërë personazhesh, shumica gazetarë, politikanë, artistë dhe shkrimtarë, të cilët janë pjesë e librave të tyre. Lexova një shkrim të Fatos Lubonjës, që i përmblidhte përpjekjet e tyre si një stërmundim për ti bërë operacion plastik së shkuarës së tyre në funksion të së sotmes. Ishte një lehtësi e papërballueshme për ta nxjerrë gjithë mllefin një fjali.

Unë i kam lexuar të dy librat dhe natyrisht nuk marr përsipër të bëj ndonjë vlerësim profesional për ta, por dua të ndriçoj disa pika të dyshimta që po ngre debati rreth tyre.

Fillimisht dua të ndalem tek Libri i Helena Kadaresë. Goditjen e parë imazhit të librit ia dha shtypi, i cili në vend të vlerave të librit u fokusua tek ato që u shpallën si të dashurat e Kadaresë. Mënyrë më të mirë për ta poshtëruar vlerën e këtij libri nuk kishte.

Në të vërtetë unë e lexova librin voluminoz me një frymë, jo vetëm pse është shkruar shumë bukur, por dhe sepse pikën e tij më të fortë ka pikërisht raportin me të vërtetën, për të cilën Lubonja e sulmon. Mjafton të lexosh përshkrimin e Helenës për vizitën tek shtëpia e Enver Hoxhës dhe vizatimin e saj njerëzor, gati- gati adhurues për Hoxhën për të hedhur poshtë akuzën se ajo ka dashur të revizionoj historinë e Kadarenjve dhe raportet me komunizmin. Ajo as ka sajuar skenarë kundër Hoxhës, as ka improvizuar dialogë të pabotuara kundër tij dhe as e ka fshehur emocionin me të cilin ka vizituar familjen e diktatorit. Pra ajo na ka sjellë ne të vërtetën që ka përjetuar atëherë dhe jo të vërtetën që mund ti duhet sipas dikujt tani. Kam idenë se jeta e tyre, dhe sikur të kenë shansin të jetohet për herë të dytë, nuk ia vlen të jetë ndryshe nga ajo që kanë jetuar dhe përshkruar.

Pika tjetër ku mendoj se është dëmtuar imazhi për librin e Helena Kadaresë është ajo çfarë duhet të kthehej në vlerë për librin e saj, tregimet e saj për jetën private të Ismail Kadaresë. Vlera e këtij akti të Helenës nuk ka të bëj me të dashurat e Kadaresë jashtë Helenës, as me emrat e tyre, pamjen apo të qenit gjallë apo vdekur sot. Akti i saj ka të bëjë me faktin se ajo ka pranuar të jetë në një betejë të gjatë dhe besoj shumë të lodhshme me historitë e burrit të saj, dhe u ka mbijetuar atyre. Jam i sigurt se Helena jo vetëm që na i ka maskuar pasaportat e vërteta të tyre, por dhe numrin e tyre. Ajo ka zgjedhur të ilustrojë fenomenin dhe jo të vizatojë të dashurat fizike të tij. Edhe sikur ti ketë sajuar të gjitha ato portrete, sërish ajo nuk ka bërë asnjë krim ndaj së vërtetës, pasi ajo nuk është duke shkruar raportet e Ismailit me to, por betejën e saj për ta përballuar këtë ves të Ismailit. Për të nuk ka rëndësi emri, fytyra apo numri i të dashurave, por institucioni i të dashurave të tij. Dhe kam frikë se Lubonja më shumë është i mërzitur pse Ismaili ka pasur të dashura se sa pse Helena e zbukuron librin me këto detaje. Nga ana tjetër keqpërdorimi nga shtypi i këtij produkti artistik të Helenës, është shenjë e fuqisë që të duhet të përballesh me këtë shoqëri për fenomene të tilla.

Siç e thashë dhe në fillim të shkrimit, historitë e tjera në formë ankesash të personazheve duhen mirëkuptuar. Fjala vjen Agim Vinca se paska kuptuar që Kadareja ka qenë i xhindosur, ndërsa Helena e ka përshkruar të tillë, Ylli Rakipi është vizatuar si anarkist në një kohë që ka qenë konformist me regjimin, ndërsa një zyrtar i lartë i Sigurimit shikohet si shpëtimtar, ndërkohë që ai ndjehet sot i mërzitur pse ka tradhtuar shokët për të mbrojtur Kadarenë. Këto detaje nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën e librit. E vërteta e diktaturës dhe e vërteta e lirisë mund të thuhen dhe në një roman dhe përmes biografisë së një njeriu të famshëm. Në të dyja rastet e rëndësishme është që biografia apo romani të na sjellë kohën për të cilët flitet. Helena e ka bërë këtë dhe ky është një shërbim i madh ndaj së vërtetës.

Problemi real që prodhon libri i Helenës për Lubonjën dhe opinionin e tij të pandryshuar kundër Kadaresë, është pikërisht se nuk e ndihmon ti qëndrojë në këmbë teoria se Kadarenjtë po përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre. Ai ndjehet më keq se sa Helena, pse fjala vjen Kadare ka të dashura, ndjehet më keq se komunistët pse Kadare shihet si jokomunist nga brezat e rinj, dhe mbi të gjitha kërkon të gjejë dhe arsyen e shitjes jo tek fuqia e librit, por tek miti i personazhit Ismail Kadare. Çudi e madhe si nuk iu shit libri i vet Lubonjës për vitin 97, ku në qendër kishte veten dhe gjithë njerëzit e rëndësishëm të këtij vendi? Nuk iu shit se ska asnjë raport real me të vërtetën e asaj që ka ndodhur, dhe mbi të gjitha nuk ka paqe me veten e vet për atë që ka bërë. Kjo tregon se ndonjë herë dhe nëse je në qendër të historisë, bile në krye të saj siç ka qenë vetë Lubonja në vitin 1997, nuk mund tua shesësh njerëzve këtë histori vetëm për shkak të personazheve, pa pasur një raport me të vërtetën dhe natyrisht talent.

Të njëjtin problem serioz Lubonja reflekton dhe kur gjykon mbi librin e Edi Ramës, duke turfulluar mes të tjerash dhe për portretin e tij. Por nëse me librin e Helenës keqkuptimi se ka shkruar kujtime është më i pranueshëm, librin e Edi Ramës është vulgare ta klasifikosh si memoristikë. Nëse Edi Rama ka bërë ndonjëherë ndonjë gjë që peshon, është pikërisht reflektimi i tij mbi punët e veta si politikan dhe reflektimi për të ardhmen. Ai nuk është se ka qullosur më parë kur ka qenë mik me Lubonjën ndonjë pikturë që të mbetet në mendje si gjë e arrirë, apo të ketë artikuluar ndonjë gjë që të bëjë siç thotë Lubonja contrapartin e shoqërisë së re. Një njeri i rëndësishëm nuk është ai që ka qëllim pakicën në një vend, edhe pse ndonjë herë pakicë quhet dhe opozita. Një njeri i rëndësishëm në një vend është ai që ndryshon shumicën dhe e frymëzon atë. Unë jo vetëm që skam pasur asnjë simpati për modelin e angazhimit publik dhe modelin e jetës së Edi Ramës para se të hynte në politikë, por më është dukur një gjë dembele dhe e paqëndrueshmja prirja e tij për të tërhequr vëmendjen me tema ekstreme të shoqërisë. E vetmja gjë që i ngeli nga ajo luftë Edi Ramës është kundërshtimi me Sali Berishën, por kjo sështë meritë e tij, por e Berishës që qëndroi aq gjatë ën pushtet sa ti bëjë të gjithë të suksesshëm në parashikimin që ai është një vjetërsirë e regjimit të shkuar. Libri i Edi Ramës është i rëndë, jo se kujton çka bërë në disa vite në bashki dhe politikë, por se ka vizatuar me një vëmendje tronditëse Shqipërinë e sotme. Sikur mua, Lubonjës, Ilir Metës, Fatos Nanos apo Sali Berishës të mos na kishte vënë emra, por nga një shenjë, ne prapë do te na njihnin. Por dhe sikur Sarandës mos ti kish vënë emrin, po të lexoje problemin që ai ka vizatuar në atë qytet që po vdes pak nga pak nga dëshira e shqiptarëve për të investuar pa e zhvilluar, por duke e mbytur nën beton, ne do ta kuptonim se ka shkruar për Sarandën. Edhe sikur Krujën mos ta zinte në gojë, por boll që ka vizatuar problemin që i krijon Shqipërisë mungesa e vizionit për zhvillim ku Malin e Shenjtë të historisë po e bëjmë çimento, dhe ne prapë do ta kuptonim se fliste për Krujën.

Unë i njoh gjithë udhëheqësit e Shqipërisë së këtyre 20 viteve dhe së paku kam një ide

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›