DESHMIA e plotë e Dritan Priftit: Milionat që ofronte Ilir Meta për favore ekonomike
Botohet e plotë dëshmia që ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka dhënë para gjyqit, lidhur me akuzat që ai ka bërë publikisht ndaj Ilir Metës për aferat miliona euroshe në këmbim të favoreve ekonomike për kompani të ndryshme
Kryetari i seancës, Ardian Dvorani: Ju paralajmerojme per pergjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, përndryshe jeni subjekt i të drejtës penale për dëshmi të rremë
Dritan Prifti: Betohem
Cili është profesioni që ju keni?
Dritan Prifti: Deputet.
Gjyqtari: Jo zoti Prifti, cili është profesioni juaj?
Dritan Prifti: Ekonomist.
Prokurori: A mund të na shpjegoni mardhënien që keni patur me zotin Ilir Meta. Rrethanat që ju shtynë të bënit regjistrimin?
Dritan Prifti: Kjo është një pyetje që ka të bëjë me një marrëdhënie mëse 12 vjeçare që unë kam patur me z.Meta. Por do të përpiqem t’i bie shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Në përgjithësi kam patur me z. Ilir Meta një marrëdhënie të gjatë, por që shpesh herë ishte problematike. Që në fillimet e njohjes sonë, më 1999- 2000, fillimisht ka qenë një marrëdhënie miqësore dhe e ngushtë. Jam përpjekur që të jem korrekt , bashkëpunues dhe mbështetës, z.Meta ka qenë në pozita më të larta se unë politikisht, unë kam qenë vartësi i tij. Në 2009 kur u bënë zgjedhjet, LSI vendosi të bëjë koalicion me PD. Ne vendosëm të hyjmë në bashkëqeverisje dhe ky vendim nuk ishte i lehtë. Kam qenë i pari deputet i Kuvendit që isha pro kësaj aleance. Këtu nisën momentet e xhelozisë, mbase se unë mora rolin e protagonistit. Në atë kohë Berisha më kërkoi mua të isha negociator i kësaj qeverisjeje dhe e përsëris, këtu filloi marrëdhënia xhelozore dhe e sëmurë. Por po kaloj tek marrëdhënia e drejtpërdrejtë që nga periudha kur unë drejtoja Ministrinë e Ekonomisë. Fillimisht, kur isha në këtë detyrë, me Metën pata marrëdhënie normale. Në janar 2010, marrëdhënia filloi të bëhej stresante, sepse z.Meta filloi të bënte kërkesa të ndryshme dhe të shumta. Kërkesa për punësime të ndryshme në ministri apo dikastere që vareshin nga ministria. Kërkesa që kishin të bënin me funksione të tjera për të ndihmuar persona të ndryshëm për koncensione, tendera, ankande apo licensa të shumta. Për hir të së vërtetës, disa kërkesa që i quaja normale, i plotësoja. Të tjerat që ishin jo normale dhe jo të ligjshme, i refuzoja. Gjithmonë i kam zbatuar kërkesat brenda ligjit. Për raste që unë nuk kisha mundësi t’i plotësoja, Meta fillimisht bënte kritika, thoshte pakënaqësi dhe më pas filloi me kërcënime dhe metoda të tjera si shpërndarje thashethemesh për personin tim dhe për largimin tim nga detyra.
Në shkurt 2010, unë mësoj për një kërkese të z.Meta për largimin tim nga detyra. Mësoj nga kryeministri që Meta donte vendin tim dhe unë të shkoja diku tjetër. Pikërisht në këtë muaj disa njerëz më kanë kërcënuar ose te zbatoja urdhërat ose do ikja nga detyra. Ja kam thënë Metës, ai ka qeshur. I kam thënë edhe emrat e kërcënuesve dhe ai më tha që s’ka asgjë të keqe që të vij unë në atë ministri dhe ti të shkosh i jashtëm. Megjithatë, i diskutuam gjërat dhe ramë dakord që kjo bisedë do hapej me sinqeritet në muajt në vazhdim. Për çdo kërkesë që çmoja normale e kisha bërë zakon që informoja edhe kryeministrin, madje dhe për çështje që zgjidheshin me para në dorë. Një moment Berisha më tha që do flasë me Metën, por pashë që nuk u zgjidh asgjë. Filluan sërish kërkesat nga Meta për favore. Unë e njoh zotin Meta, ai është një person fals. E njoh mirë..
Gjykata Ju smund të jepni opinionet tuaja për personin tjetër. Jeni këtu për të dëshmuar, jo të jepni epitete për personalitetin e tij. Nuk ju lejohet.
Dritan Prifti: Do të përpiem të zbatoj porositë tuaja, por për tju sqaruar juve se çfarë më shtyu të bëj rregjistrimin, bëra një përshkrim të detajuar. Por do shmang ca përshkrime rreth tij më tej.
Gjykata: Gjuha shqipe ju ofron fjalë që ta tregoni situatën rreth personit. Nuk lejohet t’i referoheni karakterit të tij.
Avokatët: Dëshmitari po flet gjatë, të dilet në temë.
Dritan Prifti: Unë thashë që nga muaji shkurt 2010 deri në fund si ministër, nuk mbaj mend ndonjë takim ku Meta të mos më ketë kërkuar favore. Pra u kthye në një marrëdhënie kërkesash. Në një rast, ku dëshmitar në këtë proces është një nga dëshmitarët e naftës, që e keni thirrur sot, kam qenë i sëmurë dhe zoti Meta ka ardhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. Unë kthye stresante. Unë vendosa të rregjistroj në këtë pikë. Më tha në telefon që do vij në zyrë të të takoj dhe vendosa ta rregjistroj për ta patur si provë, që kur të ishte nevoja të bëhej publike, t’i jepej drejtësisë.
Prokurori: Ju kujtohet si datë, si muaj? Ku e bëtë bisedën?
Dritan Prifti: Eshtë bërë mesa mbaj mend në fillim të marsit rreth orës 1 të drekës. Në telefon Meta më tha që do ikte jashtë, kështu me tha: Po vij direkt se do të iki në aeroport.
Prokurori: Çfarë bisede bëtë?
Dritan Prifti: Ajo bisedë është bërë publike në Top Channel. Aty janë trajtuar disa çështje, e para cështja e Artur Hajdarit, pastaj ai i kishte radhitur gjërat në një bllok që e mbante në dorë. Diskutoi gjërat për Albpetrol, pastaj u diskutua për një koncension për të cilin konkurronin dy kompani. Por kemi diskutuar edhe për gjëra të tjera përshembull për drejtorin e KESH-it ku flitej për ta zëvendësuar.
Prokurori: Bazuar në këtë rregjistrim ne kemi ngritur akuzë për koncensionin dhe çështjen e naftës bruto. Na tregoni detaje për këto dy çështje?
Dritan Prifti: Unë do përqëndrohem fillimisht tek biseda e videos. Por nëse është e nevojshme, do dal edhe jashtë kontekstit. Z.Meta, gjatë takimit në zyrën time më kujtoi të zbatoja çfarë kishim diskutuar lidhur me ankandin për mikun e tij Bekim Halilaj. I thashë po do ta bëj, ai nguli këmbë mbaroje, pse se mbaron, anulloje, pse se anullon? më tha për çështjen tjetër jepe shpejt, por unë e dija që ishte në gjykatën e Apelit. Zoti Meta më tha jo, çështja në Apel ka përfunduar, zbatoje menjëherë sot. Gjatë bisedës telefonoi Agim Rrapajn, fola me të, i kërkova të dërgonin vendimin e gjykatës që unë të bëja punën sipas ligjit. Në një moment Meta më thotë mua që ky Gimi për ty ka 7 përqind. Kjo ishte ajo që mbaj mend nga biseda.
Prokurori: A mund ta zgjeroni dëshminë jashtë videos. Në perceptimin tuaj ndërhyrjet e tij për koncensionin ishin për shkak të pozitës apo të kundraligjshme?
Dritan Prifti: Për mendimin tim ishin të kundraligjshme. Për 7 përqindëshin, nuk besoj se ka njeri në botë mos ta kuptojë.
Prokurori: Ofrimi i 7 përqindëshit apo 700 mijëshes, ishte favor për juve?
Gjykata: Pyetja është sugjestionuese. Të përpilohet ndryshe
Prokurori: Po për ankandin e shitjes së naftës a patët ofertë?
Prifti: Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka patur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetra herë, është ofruar një milion dollarë për t’i ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në ministrinë e Jashtme, njëherë në një drekë në Rogner.