Beteja për PD, Basha mbledh Kuvendin Kombëtar, Berisha zhvillon referendum për shkarkimin e tij

Kampet kundërshtare brenda Partisë Demokratike, më e madhja e opozitës në Shqipëri, këtë të shtunë organizojnë dy aktivitetet më të rëndësishme që do të vendosin fatin e saj.
Kryetari demokrat Lulzim Basha mesditën e sotme do të mbledhë delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa ish-kryetari Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës, vendim të marrë një javë më parë në kuvendin e zhvilluar me 11 dhjetor.
Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve delegatët e Partisë Demokratike dhe mbështetësit e bashës do të jenë pjesë e Kuvendit, nëpër rrethe mbështetësit e Berishës do të votojnë për referendumin për shkarkimin e Bashës.
Të dy palët kanë bërë thirrje për mbështetje masive.