E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Tiranën, Rama-Basha “dhëmb për dhëmb”


Ora 03:00

Tiranë: Janë numëruar 430 kuti votimi nga 485 gjithsej. Basha kryeson me 110 868 vota kundrejt 110 361 të Bashës.

Durrës: 126 kuti të numëruara nga 165 gjithsej. Vangjush Dako i “Aleancës për të Ardhmen” ka deri tani 26 274 vota, kurse Ferdinand Xhaferaj i “Aleancës për Qytetarin” 23 800.

Elbasan: 75 kutitë e numëruara nga 96 që ka gjithsej bashkia e Elbasanit, kanë këtë rezultat: Qazim Sejdini (PS) 20 115, Durim Hushi (PD+LSI) 13 843.

Shkodër: Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Shkodrës. Ashtu siç pritej, Lorenc Luka i Partisë Demokratike do të drejtojë bashkinë e qytetit verior edhe për katër vitet e ardhshme. Luka fitoi ndaj rivalit socialist Genc Uruçi me rezultatin e thellë 20 789 - 11 227.

/Start/

                                                                                             2011-05-12 01:19
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›