E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garë e ashpër në Tiranë, Basha në avantazh të lehtë

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, z. Basha ka 110 868 vota, ndërsa z. Rama ka 110 361 vota.

Pra, sipas të dhënave zyrtare, përfaqësuesi i PD-së ka 507 vota më tepër. Por, duhet theksuar se rezultati ndryshon minutë pas minute.

Ndërkohë, numërimi i votave vazhdon edhe për Bashkinë e Durrësit dhe për atë të Elbasanit. Në Durrës kryeson Vangjush Dako me 29 805 vota, kundrejt 26 573 votave të Ferdinand Xhaferajt.

Në Elbasan janë numëruar 75 nga 96 kuti, ku Qazim Sejdini udhëheq me një diferencë të thellë, 20 115 kundrejt 13 845 votave të përfaqësuesit të LSI-së, Durim Hushi. /Start/

                                                                                             2011-05-12 08:15
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›