E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja vazhdon

Me mandatet e popullit opozitar, deputetët e Partisë Socialiste, do të udhëheqin hetimin e plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve deri në zbardhjen e plotë të krimit elektoral. Ose nëse në Parlament nuk ka vesh për të drejtën tonë, deputetët do të jenë në krye të protestave pa ndalim, për të çliruar zgjedhjet nga duart e krimit elektoral, që i mbushi kutitë me vota për pushtetin si në Ruzhdien e famshme, ku Sali Berisha qahet përditë se humbi një mandat. Kur populli të shikojë së shpejti se çmandat ka humbur ky pushtet zgjedhjevjedhësish në Ruzhdie, jam i bindur se edhe vetë Saliu do ta kuptoj se shanset për ti mbajtur kutitë të mbyllura me pahir janë po aq të mëdha sa shanset për të mbuluar diellin me vendim qeverie

Nga Edi Rama

Kryetar i PS

Asnjë kauzë e drejtë nuk fiton pa një betejë të madhe.
Kur kërkova votën e socialistëve në të gjithë Shqipërinë për ta udhëhequr këtë betejë, nuk e mendoja se në më pak se gjashtë muaj do të arrinim kaq shumë.
Jo sepse kam dyshuar, qoftë edhe një sekondë të vetme, në drejtësinë e kauzës së transparencës së zgjedhjeve, por sepse kam qenë i vetëdijshëm për forcën e armëve të kundërshtarit në pushtet në kushtet e një vendi të rraskapitur nga varfëria, të nëpërkëmbur nga pushtetet gjyqësore e mediatik, të mbetur në periferinë e vëmendjes ndërkombëtare.
Në më pak se gjashtë muaj ne nuk jemi më të rrethuar nga verbëria e shurdhëria ndaj kauzës sonë të drejtë.
Kjo kauzë nuk është më vetëm kauza e 93% të socialistëve që me kurajo panë larg dhe votuan për bojkotin e për protestat, po e një populli të tërë që kërkon transparencën e zgjedhjeve. Kjo betejë nuk është më vetëm beteja e të majtës, po edhe e të djathtës që nuk varet nga interesat e pushtetit të familjes kryeministrore.
Kjo çështje është bërë tanimë jo vetëm çështja e çdo shtëpie shqiptare, po edhe e çdo tryeze ndërkombëtare ku flitet për Shqipërinë.
Ja pse unë dua ti falënderoj megjithë shpirt, të gjithë deputetët që e mbrojnë këtë kauzë me vendosmëri e sakrificë dhe e bëjnë atë të përparojë përmes shembullit të qëndresës së tyre.
Në më pak se gjashtë muaj, refuzimi ynë për tu bërë pjesë e një parlamenti fasadë që fsheh një krim elektoral, ka nxjerrë në pah plotësisht krizën e demokracisë në Shqipëri.
Kjo krizë nuk i ka rrënjët tek mungesa jonë në parlament, po tek zgjedhjet e grabitura dhe tek ky parlament që prej gjashtë muajsh ndalon transparencën.
Duke përballuar presione të jashtëzakonshme nga të gjitha anët dhe diversione të turpshme, që vetëm provojnë frikën e madhe të pushtetit të korrupsionit nga transparenca të gjithë ju që i keni dalë për zot kësaj kauze në vijën e parë të betejës mishëroni të ardhmen, vullnetin dhe shpresën e atyre që na kanë votuar. Në emër të tyre unë ju shpreh mirënjohjen dhe besimin tim të përforcuar se këtë betejë tashmë të fituar moralisht dhe politikisht, ne do ta materializojmë patjetër me vendosjen e të drejtës tonë për transparencë pa kushte. Do ta bëjmë këtë pa harruar asnjë çast, se deri këtu erdhëm bashkë, me një popull të tërë, dhe se mund tia dalim deri në fund, vetëm duke e përfaqësuar besnikërisht vullnetin e popullit që përfaqësojmë. Sot shqiptarët duan transparencë të plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve përmes hapjes kutive të votimit në radhë të parë. Detyra jonë është ta ushtrojmë këtë vullnet të shqiptarëve, duke mos bërë asnjë hap mbrapa dhe duke bërë gjithçka kemi në dorë. Në përpjekjen përditë e më të dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga kauza e transparencës, kundërshtari në pushtet ka nxitur e ushqyer prej kohësh përditë e më shumë diskutimin e kotë mbi temën e paqenë të së ashtuquajturës djegie të mandateve të deputetëve socialist. Ska dyshim se pushteti i obskurantëve që mbajnë peng kutitë ku fshihet e vërteta e zgjedhjeve në Shqipëri, e dëshiron jashtëzakonisht shumë këtë shkak, si i mbyturi që të mbyt për të shpëtuar veten. Ky pushtet dëshiron shumë që fati i mandateve të popullit opozitar të mbetet në duart e vetë Saliut, Ilirit dhe Fatosit bashkë, për ta eksportuar mu në zemrën e opozitës, tek grupi i saj parlamentar krizën e rëndë të legjitimitetit të pushtetit.
Këtij pushteti mediokrish pa imagjinatë, i shkon prej 6 muajsh mendja se ne mund të biem në këtë kurth tragjikomik për të gjithë opozitarizmin shqiptar.
Kanë 6 muaj që na provokojnë me gjithfarë mënyrash, me shpresën e mjerë se ne mund të hyjmë me këmbët tona në një rrugë pa krye ku fatin e mandateve të opozitës, nuk e ka më në dorë populli që na mbështet, por forcat e së vjetrës që janë bërë bashkë për të ndalur përpjekjen tonë të pandalshme drejt zbardhjes së krimit elektoral. Por ka po ashtu 6 muaj që u themi mos shpresoni kot, mandatet tona nuk i merr dot peng as Saliu, as Iliri, as Fatosi dhe askush tjetër që shpreson se mund ta kthej në një lojë e ka kush e ka për mandatet konfliktin parimor të opozitës me këtë pushtet zgjedhje vjedhësish. Në rast se pushteti nuk do të dëgjoj zërin e arsyes tonë, marsi nuk mund e nuk do të jetë muaji i lojës e ka kush e ka të Saliut, Ilirit dhe Fatosit me mandatet e popullit opozitar, por muaji i ngritjes së opozitës popullore në një valë proteste, e cila nuk do të zmbrapset deri në realizimin e qëllimit tonë të patjetërsueshëm, për transparencën e plotë dhe pa kushte të zgjedhjeve.
Ne nuk jemi zgjedhur për të negociuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por për ti mbrojtur ato nga çdo presion dhe diversion siç kemi bërë e do të bëjmë gjithmonë. Nuk e kemi përjashtuar dhe as do ta përjashtojmë ndonjëherë dialogun, si një instrument për të zgjidhur krizën e rëndë politike, ku e ka futur vendin grabitja e zgjedhjeve, dhe refuzimi për hapjen e kutive, ku janë provat e grabitjes.
Madje, kemi qenë ne që kemi dhënë edhe këtë herë sinjalin e parë të kompromisit, në funksion të mirëkuptimit mes palëve e në të mirë të së ardhmes së vendit.
E kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse jemi grabitur barbarisht nga pushteti, e nëpërkëmbur padrejtësisht nga gjykata.
Nuk duam rinumërim për të ndryshuar rezultatin por hetim të numërimit dhe dokumentacionit zgjedhor për të ndryshuar një herë e mirë standardet e zgjedhjeve në Shqipëri.
Nuk kërkojmë pushtetin në tavolinë, por hetimin parlamentar që do ti heq përfundimisht çdo pushteti mundësinë që ti marrë zgjedhjet edhe kur populli nuk ia jep.
Tanimë kjo është e qartë për të gjithë. Edhe për miqtë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë, se kërkojmë vendosjen e një të drejte për të gjithë, jo plotësimin e interesit për një palë.
Duke e kuptuar të vërtetën tonë të thjeshtë dhe të pamohueshme, miqtë tanë në internacionalen socialiste në fillim edhe socialistët e demokratët në Parlamentin Evropian më pas, janë bërë sot aleatët tanë të mëdhenj për këtë kauzë mirëfilli evropiane të transparencës përmes hapjes së kutive.
I kam falënderuar publikisht dhe personalisht, përsëri i falënderoj edhe reporterët e KiE, që ishin të parët që i vunë emrin që ka kësaj situate, krizë politike e vajtueshme dhe që shkruan e zeza mbi të bardhë nevojë e hetimit të plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve në Shqipëri.
Por, do të isha i padrejtë nëse do të shprehja pakënaqësinë më të vogël për këdoqoftë ndër përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.
Ata kanë qenë gjithnjë më të interesuar të dëgjojnë arsyen dhe argumentat tona, nuk e kanë përjashtuar asnjëherë hapjen e kutive pavarësisht se mbrojnë një pikëpamje krejt të ndryshme me tonën lidhur me bojkotin si instrument proteste.
Bojkoti nuk është zgjidhja jonë, por e vetmja zgjidhje që na u la me refuzimin antikushtetues e antidemokratik të së drejtës tonë elementare kushtetuese e demokratike për të hetuar gjithë procesin e administrimit të zgjedhjeve nga një pushtet që siç thotë edhe raporti i ndërkombëtarëve, u bë njësh me shtetin.
Nuk është demokraci kur pushteti bëhet njësh me shtetin, sep

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›