Tërmet 3.8 ballë Rihter në Tiranë

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Lëkundje të lehta
tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e kryeqytetit
të vendit. Për fat të mirë, ato nuk kanë arritur të shkaktojnë asnjë dëm
material apo në njerëz, jo vetëm se nuk ka qenë i fortë, por edhe pasi zgjati për
pak sekonda. Nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, bëhet
me dijeni se epiqendra e tërmetit të sotëm është regjistruar 11 kilometra në
verilindje të Tiranës, ndërsa forca e tij ka qenë 3.8 gradë e shkallës Rihter.
n.e/NOA