Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

Pas një nate të vështirë, paraqitet më e qetë situata nga zjarret në Bashkinë e Peqinit.
Gjatë gjithë natës është punuar nga dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë për vënien nën kontroll të flakëve.
Po ashtu, ndërhyrja nga ajri ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm, duke ulur intensitetin e zjarrit dhe shmangur rrezikun.
E gjithë puna e zjarrfikësve u përqendrua në shpëtimin e banesave dhe krijimin e një kordoni për të parandaluar përhapjen e zjarrit.