Betimi i policëve dhe gjyqtarëve pengon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Procedura e betimit të policëve dhe gjyqtarëve serbë që priten të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës ka dalë të jetë pengesë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Pala serbe po refuzon që pjesëtarët e strukturave që do t`i bashkohen Policisë së Kosovës të bëjnë betimin si dhe të marrin pjesë në procedurat tjera të pranimit në këtë polici.
Sipas mediave në Kosovë është përgatitur një procedurë e trajnimit të këtyre pjesëtarëve në qendrën e trajnimit të Vushtrri, por një gjë e tillë është kundërshtuar të martën në dialogun teknik nga ana e palës serbe.
Beogradi po refuzon që edhe gjyqtarët që kanë qenë pjesë e gjykatave paralele dhe do të kalojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës të bëjnë betimin.