Betlehemi,plot me pelegrinë në prag të Krishtlindjeve
Vigjilia e Krishtlindjeve ka mbushur me pelegrinë Betlehemin. Gjatë këtij viti qyteti përgatitet të festojë lindjen e Krishtit në një klimë më të qetë se në të kaluarën dhe këtë gjë e tregon edhe numri më i madh i turistëve. Hotelet janë mbushur plot dhe papunësia ka zbritur nga 45 përqind që ishte në vitin 2003, në 23 përqind. Sivjet, situata është më ndryshe dhe kjo duket, ndonëse vështirësi vazhdojnë të ndihen. Kryetari i Bashkisë shpreh urimin që mesazhi i paqes që cdo vit dërgohet nga Betlehemi, të arrijë të përhapet në të gjithë botën, dhe jo vetëm në periudhën e Krishtlindjeve. Në rrugët e dekoruara me drita zbukuruese, tingujt e tambureve përzihen me koret dhe këngët e Krishtlindjeve. Ndërsa në kishën e Shën Katerinës, ku do të mbahet mesha e mesnatës, gjithcka është gati për pritjen e besimtarëve. Autoritetet izraelite janë impenjuar në maksimum për sigurinë e pelegrinëve.