E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek: Bisedimet për MSA-në me Kosovën

Këshilltari i qeverisë së Çekisë për çështjet e Evropës Juglindore, Erhard Busek deklaroi se prioritet i Çekisë gjatë kryesimit të saj me BE-në është zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.Ai këto komente i bëri për të përditshmen vjeneze "Standard" lidhur me kryesimin e Çekisë me BE që fillon në pjesën e parë të vitit 2009, duke i marrë këtë rol Francës.Busek theksoi se Çekia gjatë kryesimit me BE dëshiron të fillojë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën, që sipas tij do të ishte një hap përpara.Ish-shefi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore (EJL), theksoi se vendet e Evropës Juglindore duhet që në bllok të pranohen në Bashkimin Evropian.Busek tha se Praga zyrtare do të paralajmërojë vendet anëtare që të përmbushin premtimet për lehtësimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.Busek ka trajtuar edhe problemet e fundit midis Sllovenisë dhe Kroacisë për çështjen e kontestit të kufirit midis këtyre vendeve, gjë që ka vështirësuar procesin e integrimit të Kroacisë në BE, për shkak të bllokadës së vënë sllovene. Serbët kanë protestuar para ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, duke kërkuar kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në ndërtesë, para se aty të fillojnë punën zyrtarët e EULEX-it. UNMIK-u thotë se mbase do ta lë Gjykatën në përgjegjësi të EULEX-it më 15 janar. Qeveria e Kosovës është optimiste se shumë shpejt do ta fusë në sistemin kosovar të drejtësisë edhe këtë gjykatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›