Betohet Thanza, Kushtetuesja gati per "Dosjet"
Kompletohet Gjykata Kushtetuese. Gjyqtari me i ri i kesaj gjykate, Admir Thanza, u betua dje ne Presidence per detyren e marre. Ne ceremonine zyrtare te betimit,
me doren mbi Kushtetute Thanza beri betimin para Presidentit te Republikes, Bamir Topi, i cili nga ana e tij i shprehu urimet me te mira per permbushjen me sukses te detyres se larte dhe me shume pergjegjesi. Te pranishem ne kete ceremoni ishin Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo dhe anetare te tjere te kesaj gjykate, si dhe anetare te kabinetit te Presidentit te Republikes. Thanza, u emerua ne vend te Gjergj Saulit, anetarit te cilit ju nderpre mandati per shkak te mbushjes se moshes 70-vjec. Per pasoje, Thanza do te mbaje postin e gjyqtarit per rreth nje vit, sa kohe i kishin mbetur ish anetarit Sauli per te mbyllur mandatin e tij ne Gjykaten Kushtetuese. Thanza mori dhe mbeshtetjen e plote te deputeteve dite me pare ne seance plenare, per kete post.