Berisha-Trojka: Eksperte ceke per "Dosjet"
Eksperte ceke pritet te vijne ne Shqiperi per te monitoruar edhe zbatimin e ligjit te lustracionit, te miratuar pak kohe me pare vetem me votat e mazhorances. Kjo ishte edhe marreveshja qe beri dje kryeministri Berisha, ne nje takim qe zhvilloi me Trojken e BE-se, te kryesuar nga Ambasadorja e Republikes Ceke ne Shqiperi, si perfaqesuese e Presidences se radhes se BE-se. Sipas njoftimit per shtyp te Keshillit te Ministrave, tema kryesore e bisedes se djeshme mes ambasadoreve dhe kryeministrit Berisha, ka qene ligji i lustrimit. Nje ligj ky, i cili prej kohesh ka sjell shqetesimin e faktorit nderkombetare ne vend ne lidhje me faktin se ne disa nene te tij, preken edhe te drejtat e njeriut. Kryeministri Berisha i cili e ka konsideruar ligjin si te modelit cek, ka theksuar se ky ligj do te zbatohet ne kuader te normave dhe ligjeve te vendit dhe se, shkelja e te drejtave te njeriut ne te eshte e perkohshme. Pikerisht kete gje, ka kerkuar dhe Trojka Evropiane.