E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet para Presidentit, Ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni

Adea Pirdeni është betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre e Administratës Publike, duke marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar.

Emërimi i saj vjen pas firmosjes së dy dekreteve nga Presidenti Begaj, më 19 tetor 2026, për përfundimin e detyrës së mëparshme dhe emërimin në postin e ri.

Përmes dekretit nr. 521, Presidenti ka shkarkuar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ndërsa me dekretin nr. 522, të së njëjtës datë, ajo është emëruar ministre e Administratës Publike.

Me këtë ndryshim, Pirdeni merr një portofol të veçantë ministror, duke vijuar angazhimin e saj në fushën e administratës publike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›