Betonohen varret e vendasve per memorialin e ushtarit grek

Nje tjeter skandal me varrezat dhe tjetersimin e tyre per llogari te ushtareve greke te rene ne lufte ka perfshire zonen e Korces. Nje varreze eshte betonuar pjeserisht ne nje rresht parcele per te ngritur nje memorial per ushtaret greke qe pretendohet se jane varrosur aty gjate Luftes se Dyte Boterore. Rasti ka ndodhur ne nje nga fshatrat e njohur te zones se Korces dhe pikerisht ne Boboshtice ku pretendohet se ekzistojne disa varre qe u perkasin te reneve ne luften italo-greke. Varrezat e vjetra te Boboshtices qe ndodhen ne territorin e kishes se fshatit jane betonuar per te ngritur nje piedestal per ushtaret greke.
Ne varrezat e vjetra mbi 200-vjecare te fshatit eshte bere betonimi i nje segmenti deri ne afersi te nje kryqi te vendosur 15 vjet me pare per te perkujtuar nje nga ushtaret greke qe eshte vrare gjate luftes dhe eshtrat e te cilit kane qene te vendosura ne nje nga parcelat e varrezes aty ku kane qene edhe eshtrat e banoreve te tjere te zones.
Edhe pse eshtrat e ushtarit grek nuk ndodhen me ne territorin e varrezave te vjetra te fshatit Boboshtice por jane zhvendosur prej vitesh ne varrezat e reja vendi ku ai ka qene i groposur eshte shfrytezuar per te bere homazhe ne datat qe perkujtojne luften italo-greke.
Reagimet e para kane ardhur nga ana e banoreve te fshatit te cilet kane ne kete varreze eshtrat e gjysherve dhe te stergjysherve te tyre. Kryqet e vjetruara te cilat dallohen qarte qendrojne ne te dyja anet e platformes prej betoni ndersa nen segmentin e betonuar banoret thone se ndodhen edhe varre te tjera.
Banoret kane ngritur gishtin e akuzes ndaj organizates se minoritetit grek Omonia. Ata deklarojne se prej nje muaji perfaqesues te Omonias kane qene ne kete vend kodrinor per te kryer punime edhe pse nje pjese e fshatit ka pasur rezerva per te bere nje memorial dhe per te ndertuar mbi parcelat ku jane varret e vjetra.
Sipas tyre betonimi eshte bere per te kryer homazhe. Nje memorial ne forme kryqi ka qene pikenisja e ndertimit me beton te rruges qe kalon tashme permes varrezave me disa shkalle qe nisin nga oborri i cili eshte territor i manastirit te Shen Merise.
Te pozicionuara ne kodren e fshatit keto varreza te vjetra ne vitin 1996 pesuan tjetersimin e pare. Ne vendin ku ishin te vendosura eshtrat e ushtarit grek u ngrit nje kryq ne forme memoriali per te kujtuar ushtarin e rene por ne kete memorial jane shkruar me germa greke dhe shqiptare fjalet ne nderim te ushtareve greke te rene ne lufte.
Vite me pare kur u vendos kryqi askush nuk u shqetesua per kete fakt. Ishte nje banor i fshatit i cili ne ate kohe punonte ne degen e Omonias qe kishte bere kete kryq ne vendin ku ishte edhe kisha e Shen Merise por per faktin se dihej se aty ishin eshtrat e ushtarit banoret nuk e pane me habi kete veprim dhe dhurate qe vinte nga nje prej banoreve si shenje nderimi per ushtarin.
Ajo qe ka shqetesuar banoret ka qene betonimi i nje pjese te varrezave per te mberritur te kryqi dhe ndertimi perreth i nje platforme te gjere betoni per zhvillimin e homazheve ne perkujtim te ushtareve greke.
Fshataret thone se ne kete varreze nuk ka ushtare te tjere greke dhe po abuzohet me faktin se aty kane qene dikur eshtrat e nje ushtari te vetem. Sic tregojne banoret Boboshtices punimet kane filluar qysh nje muaj me pare dhe kane perfunduar tashme edhe pse nje pjese e fshatareve nuk e kane dhene pelqimin.
Banoret e vjeter te fshatit kane kerkuar prishjen e rruges prej betoni qe ze nje pjese te varreve te vjetra. Ata akuzojne per demtim te varreve te te pareve nga hedhja e betonit dhe thone se poshte platformes ka ende eshtra.
Nga ana tjeter Komuna e Drenoves qe ka nen administrim fshatin Boboshtice nuk ka dijeni per ndertimin e memorialit dhe rrugen qe te con ne te edhe pse si per cdo ndertim duhej te merrej leja e posacme nga KRT-ja lokale.
Kryetari i Komunes Drenove Flamur Sala tha dje se komuna nuk eshte njoftuar zyrtarisht nga asnje institucion organizate apo subjekt privat per nje ndertim te tille. Ndertimi i rrugices prej betoni ne varrezat e Boboshtices eshte bere pa leje tha ai ndersa u angazhua se shume shpejt do te ngrihet nje grup pune per verifikimin e shkeljes dhe do te merren masat ligjore.