Rama Nuk perjashtohet mocioni i mosbesimit
Partia Socialiste nuk perjashton nismen per nje mocion mosbesimi ndaj qeverise se drejtuar nga Sali Berisha. Gjate nje interviste televizive dje kreu i saj Edi Rama eshte shprehur ne parim pro nje sipermarrjeje te tille edhe pse llogarite e numrave nuk i japin matematikisht te drejte opozites. Mocionet jane praktika qe ndiqen normalisht ne jeten parlamentare. Mocioni shpreh nje refuzim te opozites ndaj qeverisjes dhe per kete arsye mocioni eshte nje gjest politik jo nje kalkulim aritmetik. Nuk perjashtohet qe ne ta bejme kete gje deklaroi Edi Rama. Ai ka dhene nje sinjal te pare per ate qe parashikohet te ndodhe ne jeten parlamentare dhe politike te vendit i cili aktualisht eshte perfshire nga nje paqendrueshmeri e madhe. Lidhur me kete jane disa procese qe shtrojne pikepyetje mbi legjitimitetin e qeverise se pari largimi i dy deputeteve Paulin Sterkaj dhe Dritan Prifti nga shumica dhe se dyti qendrimi autonom i perfaqesuesve te PDU-se qe ka cuar ne nje votim per mandatin e deputetit Ilir Beqja qe konfirmon rreshqitjen e mazhorances. Lidhur me kete ai ka dhene nje sqarim politik qe u referohet hamendesimeve te bera edhe ne media. Ka pasur momente te neveritshme te shitjes dhe blerjes se deputeteve por keto momente jane te lidhura me shtrirjen e dores se pushtetit drejt deputeteve te opozites. Situata sot eshte kjo dy deputetet kane braktisur radhet e shumices duke deklaruar secili ne rrugen dhe arsyet e tij nje pakenaqesi ndaj qeverise deklaroi Rama duke pranuar se levizjet parlamentare jane procesi me i monitoruar sot. Me tej kreu i PS-se ka bere te ditur se ankthi politik po detyron shumicen ne perpjekje komprometuese dhe kooptuese te deputeteve te opozites ndaj te cileve nuk kane munguar ofertat. Si element i fundit Rama ka sqaruar edhe nje zbutje te ceshtjes Tavo me te cilin sikurse u shpreh ai nuk ka asnje ultimatum dhe pres ende sot qe ta takoj Vangjelin per te folur lirisht me te. Ne finale problemi politik ne Shqiperi mbetet i njejti dhe ai e riperkufizon veten si nje krize politike te pakte ne marredheniet normale pozite-opozite e cila po penalizon vendimmarrjen e Parlamentit. Transparenca eshte percaktuese ne kursin opozitar dhe ajo duket se nuk eshte anashkaluar aspak nga vajtja e Edi Rames ne tryezen e diskutimit mbi reformen zgjedhore. Nuk behemi pjese e tryezes se nje reforme zgjedhore nese nuk behet transparenca e zgjedhjeve te shkuara. I qendroj bindjes se prania jone ne ate tryeze se bashku me mikun dhe aleatin e natyrshem Vangjel Dule ishte konfirmim i perpjekjes sone per transparence deklaroi kreu socialist ne lidhje me te paprituren e javes se shkuar. Permbajtja e ofertes se prezantuar e konfirmon kete qasje konstante te socialisteve e cila ne artikulimin e Edi Rames ka apeluar per nje mosasgjesim te fleteve te votimit deri ne vitin 2013.