Bettel: Të jesh anëtar i BE-së nuk është sprint, është maratonë, është rrugë e gjatë

PRISHTINE, 4 nëntor/ATSH/ Qeveria e Kosovës ka bërë shumë punë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por duhet ta pranojmë që anëtarësimi në BE nuk është sprint, por maratonë, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Bettel i cili po qëndron për vizitë në Kosovë për projektin 35 milionësh që do ta ndihmojnë Kosovës në sektorin e IT-së.
Ai po ashtu tha se nën lidershipin e Donika Gërvallës Kosova ka bërë progres për t’iu afruar BE-së. Zëvendëskryeministri i Luksemburgut,Xavier Bettel tha se duhet angazhim për t’iu shmangur konflikteve.
Ndërsa, shtoi se Kosova duhet të punoj të marr vendin dhe respektin e merituar.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla vizitën e zëvendëskryeministrit të Luksemburgut në Kosovë e konsideroi si dëshmi të qartë të miqësisë së thellë mes të dyja vendeve. Kryediplomatja, Gërvalla tha se Luksemburgu është partner kyç për rrugën e Kosovës drejtë BE-së dhe NATO-s.
Sipas saj memorandumi i bashkëpunimit që do të nënshkruhet në mes Kosovës dhe Luksemburgut synon të nxis investimet dhe do të forcoj projektet në sektorin privat. Zëvendëskryeministrja, Gërvalla tha se javën e kaluar në Këshillin e OKB-së ka theksuar rrezikun e madh për destabilizim nga Serbia dhe Rusia.
Sipas saj duhet angazhim i shtuar për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë vizitës së tij në Kosovë do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare. Bettel pas takimin me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, u takua edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislmi dhe më pas edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Kosovapress/