E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce, 65 mijë $ për 10 ditë në Brazil

 Gjatë turit të saj botëror këngëtarja me famë botërore Beyonce po bën dhe pushime të mrekullueshme. Së fundmi ajo është ndalur në Brazil dhe ka ndarë një sërë fotosh në rrjtet sociale nga momentet e saj të argëtimit.

Sipas mediave të huaja shpenzimet e këngëtares kapin shuma marramendëse, ku thuhet se ajo ka paguar 65 000 dollarë për 10 ditë qëndrimi në një shtëpi në Bahia në Brazil.

Këngëtarja po shijon në maksimum çdo moment relaksi duke ndjekur aktivitete të ndryshme argëtuese në bukuritë e rralla të Brazilit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›