E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora promovon motrën

Tashmë është bërë e ditur që motra e këngëtares Nora Istrefi, Era Istrefi po bëhet gati ti futet botës së muzikës.

Disa muaj më parë, ajo publikoi një version të sajin të këngës “Swim Good” të Frank Ocean duke i habitur të gjithë me zërin e bukur.

Tani ajo është në prag të publikimit të këngës debutuese dhe në këtë pikë po i ndihmon në mase të madhe e motra, Nora.

Kjo e fundit ka publikuar një fotografi të Erës duke shkruar:

“Super ylli im po vjen”.

Çfarë në mbeten të shohim është se a do të mund Era të shkojë hapave të së motrës apo edhe të tejkalojë famën e saj./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›