Beyonce Knowles është shtatzënë?

Beyonce Knowles është shtatzënë. Të paktën kështu pretendojnë mediet e huaja e këto spekulime kanë nisur të qarkullojnë pas disa fotografive të këngëtares qe tregojnë barkun e fryrë.
Këngëtarja momentalisht është duke mbajtur turneun e saj, 'Mrs Carter World Tour' dhe fotografët kanë shkrepur disa fotografi ku shihet barku i saj i fryrë, teksa performon në skenë.
Burimet i kanë thënë 'New York Post' se, 31-vjecarja është në pritje të fëmijës së saj të dytë me burrin Jay-Z dhe se ajo po mundohet që ti mbulojë format e fryra të trupit për të mos u dalluar se është shtatzënë.
Beyoncé lindi fëmijën e saj të parë, vajzën Blue Ivy në janar të vitit 2012. Megjithatë, këngëtarja disa herë ka paralajmëruar se do të mund ti shtonte familjes së saj edhe një anëtarë, në një të ardhme të afërt.
'Do të doja më shumë fëmijë. Mendoj se vajzës sime i duhet shoqëri", pati thënë Beyonce në një intervistë të mëparshme./Indeksonline/