Beyonce dhe Jay-z në proteste për Trayvon

Edhe reperi i famshëm Jay-Z dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Beyonce, janë midis mijëra personave që dje morën pjesë, në më shumë se 100 qytete amerikane, në manifestimet për të kërkuar drejtësi për Trayvon Martin.
Të dy këngëtarët dje në New York janë ndodhur në krahë të nënës së djalit 17 vjeçar, që u vra nga polici George Zimmerman, i cili hapi zjarr ndaj tij, sepse ndjehej i kërcënuar nga afro-amerikani që ishte i paarmatosur. Zimmerman, të shtunën e kaluar është liruar nga akuzat, nga gjykata në Florida, një vendim që ka provokuar protesta në mbarë vendin./Indeksonline/