Beyonce me sjellje të pahijshme

Pop diva, Beyonce kohëve të fundit, gjatë turneut të saj ka bërë disa sjellje të pahijshme që duket se do ti kushtojnë imazhit të saj.
Së fundmi, ajo ka injoruar një grup dizajnerësh dhe pjesëtarë të familjes mbretërore teksa po mbante një koncert në Londër.
Matthew Williamson, Melissa Odabash, Patrick Cox dhe Princess Eugenie ishin prezent në një nga koncertet e saj së bashku me vëllain e dukeshën së Kembrixhid për të ndjekur këngëtaren për së afërmi.
Ata ishin të ulur në zonën ‘VIP’ dhe u ishte premtuar një takim me këngëtaren para se të fillonte koncertit por, ajo nuk u paraqit fare deri në kohën kur filloi spektakli.
“Matthew Williamson dhe dizajnerit u zemëruar për faktin se ajo dështoi të takohej me ta”. Ata u ndodhën në eksperiencën që siç thuhet’ paraja nuk mund ta blejë eksperiencën’. Ajo nuk u paraqit fare dhe kjo për asnjë arsye. Si pasojë, ta pranishmit nuk u treguan edhe aq entuziast kur ajo u paraqit në skenë”, tha një burim.
Pak ditë më parë, stafi i këngëtares bënë të ditur se ajo ka ndaluar të gjithë paparacit nga turneu i saj./Indeksonline/