Beyonce sjell verën për verën

Ajo ka nxjerrë një spot të ri "të nxehtë" veror për linjën e veshjeve "H&M".
Beyonce ka deklaruar gjithmonë se ka dy anë të personalitetit të saj: njëra është e të qenit e ëmbël dhe tjetra e të qenit provokuese.
E kështu, ajo ka nxjerrë një spot të ri për linjën e veshjeve verore "H&M", ku nga bjonde e pafajshme shndërrohet befas në brune joshëse.
Këngëtarja 31-vjeçare e nis si bjonde dhe kthehet papritmas me flokët e zinj brenda videos promocionale prej 1 minute që është filmuar në plazhin e Bahamasit, ku ajo kërcen edhe në mënyrë tepër provokuese./Indeksonline/