“Cheryl, mund që qëndrosh në shtëpinë time”

Janë miq mjaftë të mirë dhe këtë e kanë shprehur vazhdimisht. Producenti Will.i.am dhe këngëtarja Cheryl Cole raportet e tyre të mira i kanë shprehur edhe nëpërmjet projekteve të përbashkëta në sferën muzikore.
Ndërkaq, së fudmi, Will i ka bërë një ofertë Cheryl që ta përdorë vilën e tij luksoze në Los Angelos.
Sipas ‘The Sun’, i ka thënë mikes së saj se mund ta shfrytëzojë vilën teksa është duke qëndruar ne Los Angelos për disa angazhime të saja atje.
'Will dëshiron që të përkujdeset për Cheryl teksa ajo po qëndron në LA. Ai nuk do të qëndrojë në vilë gjatë verës kështu që ka menduar ti bëjë një shërbim Cheryl por edhe të sigurohet se vila nuk do të jetë e zbrazët gjatë kohës sa ai nuk është aty”, i ka thënë burimi gazetës./Indeksonline/