Biberaj: Administrata, urdhër tëmos pranojë dosjen time
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Olldashi zyrtarisht në garë për postin e kreut PD
TIRANE- Aleksandër Biberaj dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Duke shprehur dëshirën dhe vullnetin për të marrë pjesë në garën për kreun e ri, Biberaj i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për të hapur realisht garën dhe për të mundësuar konkurrencën e lirë mes kandidatëve. Në një prononcim për mediat, Biberaj tha se kërkesën e tij do ta çojë me postë, dhe më pas do të jetë kryesia e PD ajo që do të marrë vendimin për pranimin apo jo të kandidaturës së tij, pasi u shpreh se “Administrata ka marrë urdhër për të mos e pranuar dosjen time për të kandiduar për kreun e PD”.
“Dua të garoj për kreun e ri të PD për të dhënë kontribut në këtë moment të vështirë që po kalon kjo parti pas humbjes së zgjedhjeve. Kam vullnetin dhe dëshirën për të dhënë kontribut në Partinë Demokratike. Pranimi i kandidaturës sime është një problem i statutit lidhur me anëtarësimin, por do ta sjell dosjen me postë”, tha Biberaj.
Më tej, Biberaj tha se është larguar nga Partia Fryma e Re Demokratike, duke theksuar se ende është i anëtarësuar në PD.
“Jam larguar nga FRD dhe nuk jam larguar asnjëherë nga PD. Nuk kemi patur tesera në FRD, dhe unë do vijoj të kontribuoj në PD. Në momentin që unë nuk kam tërhequr anëtarësimin, vazhdoj të jem në PD. Dëshiroj të futem në garë, nëse realisht do të këtë garë, dhe mendoj se kjo është reale. Nuk kam sulmuar PD, por kam kritikuar ato që nuk më kanë pëlqyer në qeverisje”, u shpreh më tej Biberaj.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rivalët në garën për kreun e ri të PD, Biberaj tha se “Është shpejt për të folur për rivalë, unë jam bazuar në konkurrencën e lirë dhe të ndershme. Për mua rëndësi ka gara e ndershme dhe çdo anëtar do të paraqesë dosjen e tij për kreun e PD. Fushata do tregojë kush do jetë më i mirë dhe kush do fitojë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)